Rifillimi i shkollës

“Unë mbolla, Apolli ujiti, por Perëndia bëri të rriten.” 1 Korintasve. 3:6

Në këtë fillim viti shkollor dhe teksa bëhemi gati të planifikojmë për shërbesat tona, duam t’ju inkurajojmë me këtë varg.

Nuk është përgjegjësia jonë të prodhojmë fryte por të zbulojmë si dhe ku po punon Perëndia në jetën e fëmijëve të cilëve u shërbejmë dhe të bashkohemi me Të.

Planifikimi, gjetja e materialeve dhe burimeve të mira, na ndihmon të ndjekim frytshmërinë dhe për të  krijuar mundësi për rezultate të mira, duke zhvilluar aktivitete, dhe duke gjetur dhe shfrytëzuar sa më mirë burimet që i vijnë në ndihmë ecjes të fëmijëve me Zotin.

Është e rëndësishme që para se të planifikojmë të mendojmë si funksionon shërbesa jonë ndaj fëmijëve: Informon, formon, tranformon mendimet, zemrat dhe mënyrën si ata jetojnë. Si mund ta bëjmë shërbesën tonë më të frytshme? Çfarë duhet të ndryshojmë?

Ndërkohë që planifikojmë dhe nisim një sezon të ri në shërbesat tona, le të kujtojmë që Perëndia është rritësi i besimit të fëmijëve dhe mbështetja jonë për të vazhduar.

Fëmijët Kudo është mirënjohës të bashkohet përkrah jush në këtë fillim të ri, kësaj rradhe duke ju sugjeruar disa materiale për shërbesat tuaja.

Por le të jetë lutja jonë për këtë vit që më shumë se të përdorim materiale të mira, të jemi shërbëtorë të mirë dhe besnikë të Zotit tonë atje ku ai na ka thirrur.

Klikoni mbi fotot ose titujt për të parë burimet.

Burime

 ''Kurrikula për parashkollorët'' është një seri kurrikulash që mund t’u nevojiten për shërbesën tuaj të fëmijëve. Të përshtatshme për fëmijët nga mosha 5- 7 vjeç. 

Kurrikulat e BiblaMaks vjen si një paketë që përbehet nga një udhëzues për drejtues dhe nga 14 seri me 5 mësime që eksplorojnë disa nga Tregimet Biblike thelbësore që i mësojnë dhe i mbështesin fëmijët në udhëtimin e tyre të besimit. 


 Kurset online mund të ndiqen sipas programit dhe ritmit tuaj personal. Qëllimi i këtyre kurseve është që ne vetë të rritemi në njohuri dhe urtësi, dhe t’ua kalojmë atë fëmijëve. T’i ndihmojmë fëmijët që të rriten në dashuri dhe urtësi për të qënë ndjekës të Jezusit.

Seria e lojrave fantastike

Seria e lojrave fantastike është një koleksion broshurash me shumë ide për lojëra në kontekste të ndryshme. Të mësuarit bëhet më e thjeshtë me anë të lojërave.

Dishepullizimi është një proces i rëndësishëm. Fëmijët kudo ka sjellë një sërë burime të ndryshme veçanërisht për këtë temë, si: trajnime, kurrikula, këshilla, etj.

9 Shtator, 2022

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Postime të ngjashme

Kampe për fëmijë

Kampe për fëmijë

Rifillimi i shkollës

Rifillimi i shkollës

Kampe për Fëmijë

Kampe për Fëmijë

Pashka

Pashka

Do të na pëlqente të dëgjonim nga ju! Ndoshta mund të keni ndonjë pyetje, ose ndonjë ide, ose mund të keni dëshirë të përfshiheni në atë që ne bëjmë. Mund të na dërgoni e-mail në: [email protected].

>