Do të na pëlqente të dëgjonim nga ju! Ndoshta mund të keni ndonjë pyetje, ose ndonjë ide, ose mund të keni dëshirë të përfshiheni në atë që ne bëjmë. Mund të na dërgoni e-mail në: [email protected].
Çdo fëmijë është krijuar në mënyrë unike sipas imazhit të Zotit. Ne duhet t'i njohim dhe vlerësojmë ata ashtu si Zoti bën, nëse duam t'i ndihmojmë ata të ecin me Jezusin.
Sa mirë i njoh unë fëmijët përreth meje, sa mirë e kuptoj botën e tyre dhe e lejoj zërin e tyre të dëgjohet dhe të veproj sipas nevojës?
Mjediset e thyera kanë mungesë sigurie dhe përkujdesje, për të cilat fëmijët kanë nevojë. Bariu i Mirë dëshiron që fëmijët të ecin midis kullotave të gjelbra dhe ujërave të qetë ku ata mund të lulëzojnë.
A po krijojmë mjedise të sigurta dhe me përkujdesje ku fëmijët mund të lulëzojnë edhe në mes të rrethanave sfiduese?
Të mësosh të ecësh me Jezusin mund të ndodhë kudo, në çdo kohë, me këdo - ose vetëm.
Ndërsa shqyrtoj jetën dhe besimin me fëmijët, a po tregoj kreativitet, lidhje dhe besim që Perëndia u flet atyre nëpërmjet Biblës, lutjes dhe përvojave të jetës?
Zoti kërkon të ketë një marrëdhënie me çdo fëmijë. Ndërsa ecim me ta, ne i mbështesim dhe i ndihmojmë të kuptojnë jetën dhe besimin.
A i shoh unë marrëdhëniet e mia me fëmijët si mundësi të hapura për ta që të kenë përjetime jetë ndryshuese me Perëndinë?
Ndersa fëmijët ecin me Zotin, ata sjellin Atë dhe mesazhin e tij si shpresë në botën e tyre. Ata mund ta shpërndajnë fjalën e tij në vende dhe mënyra që të rriturit nuk munden.
A po shikoj unë kontributin që fëmijët mund të japin në Urdhërimin e Madh të Perëndisë?