Kampe për fëmijë

Kampet për fëmijë janë një vend shumë i mirë ku fëmijët mund të vijnë dhe të sfidohen përmes lojrave dhe aktiviteteve sportive, edukuese, artistike ose psikosociale; të përjetojnë komunitetin e krishterë dhe mbi të gjitha të dëgjojnë për ungjillin.

Kampet mund të jenë në forma të ndryshme rezidencialë apo ditorë. E rëndësishme është që fëmijët të marrin një shije të jetës së krishterë dhe të dëgjojnë për Shpëtimtarin dhe Zotin Jezus.

Kampet janë një strategji shumë e mirë për të nisur për të bërë dishepuj në qytetin dhe në lagjen tuaj. Përmes tyre ju bëheni urë lidhëse për komunitetin tuaj por në të njëjtën kohë ndërtoni mbretërinë e Perëndisë atje ku jeni.

ÇFARË MUND TË PËRJETOJNË FËMIJËT NË KAMP

ARGËTIM  - lojra dhe aktivitete të ndryshme, si sportive, lojra shpejtësie, punë në grup etj.

MIQËSI  - zhvillimi i marrëdhënieve dhe njohja me fëmijë të tjerë.

ZHVILLIMI I KARAKTERIT- të mësuarit përmes përvojës.

DASHURIA E ZOTIT - e modeluar përmes liderëve.

NJOHJA ME FJALËN E PERËNDISË- përmes mësimeve, devocioneve dhe diskutimeve.

Fëmijët kudo gjatë muajit mars do të sjellë materiale dhe kurrikula për kampe: kurrikula,  aktivitete, lojra, mësime, si për shembull...

Qëndroni të përditësuar në faqen e facebook Femijet kudo.

Nëse keni materiale që ju nevojiten ose nëse keni materiale që keni dëshirë t’i ndani me të tjerët, na kontaktoni në: +355694042414 ose në email: [email protected]


20 Prill, 2022

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Postime të ngjashme

Kampe për fëmijë

Kampe për fëmijë

Rifillimi i shkollës

Rifillimi i shkollës

Kampe për Fëmijë

Kampe për Fëmijë

Pashka

Pashka

Do të na pëlqente të dëgjonim nga ju! Ndoshta mund të keni ndonjë pyetje, ose ndonjë ide, ose mund të keni dëshirë të përfshiheni në atë që ne bëjmë. Mund të na dërgoni e-mail në: [email protected].

>