Pashka

Jezusi erdhi në tokë duke sjellë shpresën dhe shpëtimin. Dashuria dhe falja e Zotit zbritën mbi çdo njeri, edhe mbi fëmijët. Ai shëroi të sëmurët, ngushëlloi të shtypurit dhe dha lajmin e mirë të shpëtimit.  Ungjilli është aq i thjeshtë sa edhe një fëmijë i vogël ta kuptojë por ne duhet të gjejmë mënyrën që ti afrohemi fëmijëve, në kontekstin dhe moshën ku ata janë, që Fjala e Perëndisë të mbillet në zemrën e tyre.

Është e rëndësishme që ti mësojmë fëmijët tanë për Pashkën në atë mënyrë që ata të mund ta jetojnë atë çdo ditë të jetës së tyre. Të mbajnë mend kryqin dhe veprën e Zotit tonë. Tu tregojmë fëmijëve tanë se ne kemi mëkate që kanë nevojë për falje dhe që Jezusi na ka çliruar në mënyrë që ne ta duam plotësisht atë dhe të tjerët. Ta ndjekin dhe të rriten në marrëdhënie me Perëndinë duke ditur që e kanë ndërtuar jetën e tyre mbi një shkëmb që është Jezusi, Zoti i drejtë që i do me një dashuri të përsosur, vetësakrifikuese, shpëtuese dhe të përjetshme.

Fëmijët kudo gjatë muajit mars do të sjellë materiale për Pashkën: kurrikula, video, mësime, aktivitete, drama, lojra, si per shembull...

Qëndroni të përditësuar në faqen e facebook Femijet kudo

Nëse keni materiale që ju nevojiten ose nëse keni materiale që keni dëshirë t’i ndani me të tjerët, na kontaktoni në: +355694042414 ose në email: [email protected]


7 Mars, 2022

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Postime të ngjashme

Kampe për fëmijë

Kampe për fëmijë

Rifillimi i shkollës

Rifillimi i shkollës

Kampe për Fëmijë

Kampe për Fëmijë

Pashka

Pashka

Do të na pëlqente të dëgjonim nga ju! Ndoshta mund të keni ndonjë pyetje, ose ndonjë ide, ose mund të keni dëshirë të përfshiheni në atë që ne bëjmë. Mund të na dërgoni e-mail në: [email protected].

>