KAMPE PËR FËMIJË

Vera po afron dhe bashkë me të edhe kampet verore!

Kampet verore janë shumë më tepër se "diçka argëtuese që fëmijët të bëjnë pas përfundimit të shkollës". Në fakt, kampet janë forma të jashtëzakonshme për fëmijët për të mësuar dhe për t'u rritur. Pse?

Kampet verore ofrojnë mundësi për fëmijët që të përjetojnë aktivitete të këndshme, ndërveprim social me fëmijë të tjerë të moshave të ndryshme, për të bërë miq, për të zbuluar interesa të reja, për të eksploruar, për të mësuar për veten dhe për të gjetur pavarësinë e tyre.

Organizimi i kampeve verore është një proces sfidues që kërkon lutje, kohë, përkushtim, planifikim dhe koordinim të programeve. Janë një sërë faktorësh që drejtuesit e shërbesës së fëmijëve duhet të marrin në konsideratë, si: vendodhja, mosha e pjesmarrësve, llojin e kampit, programin e kampit, mësimet, lojërat ku fëmijët mund të eksplorojnë, mësojnë dhe reflektojnë.

Fëmijët kudo do t’iu vijë në ndihmë me disa programe për kampe si ditore ashtu edhe rezidenciale, por gjithashtu edhe me ide sesi mund t'i përshtasni këto programe.

Nga kampet rezidenciale deri në kampet ditore, ju do të gjeni të përshkruar programet e ndryshme në mënyrë të detajuar. Eksploroni listën e materialeve për të gjetur programet jetëndryeshuese për fëmijët!

Kampe rezidenciale

Kampe ditore

Në vazhdim do të vendosim edhe më shumë materiale... kështu mos hezitoni të vizitoni vazhdimisht faqen tonë. Gjithashtu qendroni të përditësuar në faqen facebook Fëmijët kudo dhe instagram fëmijëtkudo.

Nëse do të keni pyetje në vazhdim, mund të na shkruani në [email protected].

Zoti ju bekoftë në zgjedhjen e duhur të programit që do shërbejë më mirë këtë vit për të ungjillizuar dhe dishepullizuar fëmijët!

25 Prill, 2023

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Postime të ngjashme

Kampe për fëmijë

Kampe për fëmijë

Rifillimi i shkollës

Rifillimi i shkollës

Kampe për Fëmijë

Kampe për Fëmijë

Pashka

Pashka

Do të na pëlqente të dëgjonim nga ju! Ndoshta mund të keni ndonjë pyetje, ose ndonjë ide, ose mund të keni dëshirë të përfshiheni në atë që ne bëjmë. Mund të na dërgoni e-mail në: [email protected].

>