Fëmijët kudo në mbështetje të kishave, drejtuesve të shërbesave të fëmijëve, prindërve, dhe të gjithë personave që janë në kontakt me fëmijët i ka dhënë një rëndësi të veçantë trajnimit dhe mësimit përmes kurseve online për t’u shërbyer më mirë fëmijëve rreth nesh. Kurset online mund të ndiqen sipas programit dhe ritmit tuaj personal. Qëllimi i këtyre kurseve është që ne vetë të rritemi në njohuri dhe urtësi, dhe t’ua kalojmë atë fëmijëve. T’i ndihmojmë fëmijët që të rriten në dashuri dhe urtësi për të qënë ndjekës të Jezusit.

Ne kemi krijuar dy kurse.  Një kurs të thjeshtë, infomativ për ‘‘Shërbesën e fëmijëve të udhëheqësve’’ ku ju mësoni dhe testoni veten përmes kuizeve.
1 for 50 – Shërbesa e udhëheqësve të fëmijëve – Femijet Kudo.

 

Dhe kursi tjetër “Sfida”me shtatë sesione është më interaktiv, gjatë këtij kursi ju do aktivizoheni në detyra dhe sfida të ndryshme.  Sfida Fëmijët Kudo – Femijet Kudo. Pas realizimit të kursit sipas kritereve përkatëse, pjesëmarrësit do të pajisen me një certefikatë. Marrja e certefikatës ju mundëson që ju të jeni lehtësues për të udhëhequr një grup në zhvillimin e kursit në kishën apo shërbesën tuaj. Dhjetë personat e parë që ndjekin kursin do të marrin dhuratë një libër me lojra nga Seria e lojërave fantastike – Femijet Kudo!!

Kurset online mund të aksesohen përmes:

Ne kemi mundësi të mësojmë Fëmijët të ndjekin Jezusin, të përdorin aftësitë, dhuntitë dhe jetën e tyre që ti shërbejnë Zotit, dhe të lulëzojnë atje ku janë mbjellë.

 

16 Shtator, 2021

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Postime të ngjashme

Kurset online

Kurset online

Do të na pëlqente të dëgjonim nga ju! Ndoshta mund të keni ndonjë pyetje, ose ndonjë ide, ose mund të keni dëshirë të përfshiheni në atë që ne bëjmë. Mund të na dërgoni e-mail në: [email protected].

>