Në këtë fillim viti, je duke kërkuar kurrikula interaktive, të thjeshta dhe tërheqëse për t'u implementuar në shërbesën e fëmijëve? Ateherë kurrikula BiblaMaks ështe pikërisht për ty !

Kurrikulat e BiblaMaks vjen si një paketë që përbehet nga një udhëzues për drejtues dhe nga 14 seri me 5 mësime që eksplorojnë disa nga Tregimet Biblike thelbësore që i mësojnë dhe i mbështesin fëmijët në udhëtimin e tyre të besimit. 

Mund të klikosh titujt më poshtë për të aksesuar materialet.

Udhëzuesi për drejtues - një burim i shkëlqyeshëm i ideve krijuese për çdo program të fëmijëve - ofron mundësi të ndryshme për ti përfshirë fëmijët gjatë mësimit. Propozon ide të ndryshme për të ndërtuar një shërbesë të larmishme për fëmijët duke filluar që nga mirëpritja e fëmijëve, eksplorimi i historive biblike, përforcimi i një pasazhi biblik, bërja e pyetjeve, kalimi nga një aktivitet në tjetrin, memorizimi i Shkrimeve të Shenjta, lutja me fëmijë dhe pushimi i fëmijëve në fund të një programi.

Seritë mund të bëhen sipas rendit e propozuar ose që dëshiron dhe sipas nevojave:

BiblaMaks1 - Ungjilli ofron një përmbledhje të Ungjillit në 5 mësime nga krijimi i botës, deri në ringjalljen e Jezusit shpëtimtarit. 

BiblaMaks2 -  Pajtimi inkurajon fëmijët të rindërtojnë jetën e tyre me themel në Jezusin.

BiblaMaks3 - Kush është ky njeri? është marrë nga jeta e Jezusit dhe tregojnë se kush është Ai.

BiblaMaks4&5 - Si të jetosh? Seria 1 & Seria 2  bazohet në disa nga mësimet e Jezusit të njohur si Predikimi në Mal ku fëmijët inkurajohen të kërkojnë tek Jezusi mënyrën më të mirë për të jetuar.

BiblaMaks6 - Familja e Perëndisë i mëson fëmijët se Perëndia është Ati ynë qiellor dhe ne jemi fëmijët e tij të çmuar.

BiblaMaks7 - Krishtlindje i mëson fëmijëve lidhur me profecitë dhe lindjen e Shpëtimtarit të botës.

BiblaMaks8 - Mposhte botën i thellon fëmijët në njohjen e presioneve që bota sot u ofron dhe si ata mund të jetojnë jetën përmes besimit tek Jezusi.

BiblaMaks9 - Shpëtimi në Dhjatën e Vjetër tregon sesi Përëndia vazhdimsht e shpëtoi popullin e tij duke përdorur shërbëtorët e tij besnikë.

BiblaMaks10 - Pashka eksploron disa nga momentet kryesore si Ardhja e Mbretit Shërbëtor në Jerusalem, Kryqëzimi, Ringjallja dhe  Jeta e Re në Krishtin.

BiblaMaks11 - Jozefi  flet për jetën e vështirë por me besim që Jozefi jetoi me Zotin. I inkurajon fëmijët ti shohin sfidat si një mundësi për të forcuar karakterin tonë si ndjekës të Jezusit.

BiblaMaks12&13 - Një identitet i Ri, Seria 1 & Seria 2  ekspoloron idetitetin dhe marrëdhënien tonë me Perëndinë.

22 Shtator, 2021

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Postime të ngjashme

Dishepullizimi

Dishepullizimi

Kurrikula për parashkollorët

Kurrikula për parashkollorët

Kurrikula ‘BiblaMaks’

Kurrikula ‘BiblaMaks’

Seria e lojërave fantastike

Seria e lojërave fantastike

Do të na pëlqente të dëgjonim nga ju! Ndoshta mund të keni ndonjë pyetje, ose ndonjë ide, ose mund të keni dëshirë të përfshiheni në atë që ne bëjmë. Mund të na dërgoni e-mail në: [email protected].

>