Zbulimi i Biblës

Lutem që të njihni dashurinë e Krishtit, e cila tejkalon çdo dije, që të mbusheni me gjithë plotësinë e Perëndisë. Efesianëve 3:19

Leximi i Biblës dhe biseda për historitë e saj me fëmijët tuaj është një pjesë kyçe e eksplorimit të besimit të krishterë dhe jetësimit të vlerave të tij.

Bukuria e Fjalës së Perëndisë është se ajo mund të na lidhë, të na sfidojë, të na rritë dhe të na frymëzojë së bashku me fëmijët që mësojmë. Por ku të fillojmë?

  • Drejto duke qënë vetë shembull
    Nëse Fëmijët nuk shohin që leximi i Biblës është i rëndësishëm për ne, nuk do e marrin seriozisht. Fëmijët duhet të shohin që Fjala e Perëndisë është autoriteti dhe miku ynë më i mirë që na këshillon dhe na tregon rrugën e duhur.
  • Lutje
    Lutuni për fëmijët tuaj, dhe inkurajoni fëmijët të luten për zemrën e tyre para se të lexojnë biblën.Kujtoni, juve ju takon të mësoni dhe udhëzoni. Është detyrë e Zotit të fitojë zemrat e tyre.
  • Bëni studimin e Biblës argëtues dhe gjithëpërfshirës
    Angazhoni fëmijët tuaj me studimin duke i bërë ata të bëjnë më shumë sesa thjesht të ulen dhe të dëgjojnë. Bëni lojra, punëdore, kuize, tregoni fakte historike rreth ngjarjeve në bibël, përdorni harta fizike, tregoni histori që tregojnë vërtetësinë e shkrimit. Fëmijët duhet të kuptojnë që Fjala e Perëndisë është e vërtetë dhe historitë në bibël kanë ndodhur në një kohë dhe vend të caktuar.
  • Mësojini ata të përmirësojnë aftësitë e tyre vëzhguese
    Bëni pyetje të thjeshta: Ku ka ndodhur ngjarja? Kush janë personazhet? Çfarë mësojmë për Zotin në këtë histori? Cili është mësimi? Si aplikohet për mua? Cili është vargu që më bën përshtypje. Koha e pyetjeve është një moment i mirë për ti mësuar fëmijët të marrin përgjegjësi për fjalën dhe të përgjigjen vetë, nëse ka nevojë për shpjegime kur është e nevojshme drejtojini ata në një pasazh në bibël, kështu fëmijët do mësojnë që përgjigjet mund t’i gjejmë në vetë Fjalën e Perëndisë.

Ndihmojini fëmijët të kujtojnë se si çdo libër i Biblës na tregon se kush është Jezusi, që nga libri i parë tek libri i fundit. Inkurajojini të kujtojnë që Fjala e Perëndisë nuk është vetëm një libër që na tregon si duhet të jetojmë por mbi të gjitha na tregon kush Zoti është dhe çfarë ai ka bërë për ne dhe sa shumë e deshi ai gjithësecilin prej tyre personalisht. Dhe ky është qëllimi kryesor jo vetëm të zbulojmë biblën por mbi të gjitha të njohim dashurinë e Perëndisë që nga Zanafilla deri tek Zbulesa.

Fëmijët kudo ka disa materiale që mund t'ju vijnë në ndihmë, por këtë muaj ky do të jetë fokusi ynë si të ndihmojmë fëmijët të zbulojnë Biblën. Nëse keni materiale, ide, nevoja që doni t'i ndani me ne mos ngurroni të na kontaktoni. Jemi mirënjohës që kemi mundësinë t'ju vijmë përkrah në punën që bëni me fëmijët.

16 Janar, 2023

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Postime të ngjashme

Pashka

Pashka

Zbulimi i Biblës

Zbulimi i Biblës

Lëvdimi të kumbojë!

Lëvdimi të kumbojë!

Mirë se vjen në Platformën Fëmijët kudo ecin me Jezusin

Mirë se vjen në Platformën Fëmijët kudo ecin me Jezusin

Do të na pëlqente të dëgjonim nga ju! Ndoshta mund të keni ndonjë pyetje, ose ndonjë ide, ose mund të keni dëshirë të përfshiheni në atë që ne bëjmë. Mund të na dërgoni e-mail në: [email protected].

>