PASHKA

Jezusi i tha: “Unë jam ringjallja dhe jeta; ai që beson në mua, edhe sikur të duhej të vdesë do të jetojë. Dhe ai që jeton e beson në mua, nuk do të vdesë kurrë përjetë. – Gjoni 11:25

“Mësuese, mësuese çfarë është Pashka?”

Kur mendojmë ose flasim për Pashkën na vijnë në mendje shumë gjëra, të mbledhurit së bashku, çokollatat, vezët e ngjyrosura, por ne e dimë që Pashka është më shumë se kaq.

JAVA E SHENJTË

E Diela e Palmave

Kjo është e diela para të dielës së Pashkës. Është dita e parë e Javës së Shenjtë dhe feston mbërritjen e Jezusit në Jerusalem hipur mbi një gomar, ku turma njerëzish dilnin nga qyteti për ta përshëndetur, duke hedhur degë palmash në rrugë.

E Enjte e Madhe

Kjo është e enjtia para ditës së Pashkës. Kjo ditë, na kujton darkën që Jezusi hëngri me dishepujt e tij,  duke thyer bukën dhe duke pirë verë.  

E Premte e Mirë

E premtja e Mirë është dita para të dielës së Pashkës. E premtja na përkujton dashurinë që Perëndia kishte për njerëzimin duke sakrifikuar Jezusin, birin e tij në kryq për të gjithë botën.

E Diela e Pashkës

E diela e Pashkës tregon ringjalljen e Jezusit.  Pasi Jezusi u kryqëzua të premten, trupi i tij u hoq nga kryqi dhe u varros, varri i të cilit ruhej nga ushtarë romakë. Kjo ditë na kujton dashurinë sakrifikuese të Perëndisë dhe shpresën që Ai është gjithmonë në mesin tonë.

Eshtë e rëndësishme që ti mësojmë fëmijëve kuptimin e vertetë të Pashkës, të kuptojnë dashurinë e Perëndisë, sakrificën e tij në kryq që të rriten dhe jetojnë çdo ditë në praninë e tij.

Fëmijët kudo gjatë muajit mars dhe prill do të sjellë materiale për Pashkën, kurrikula, video, mësime, aktivitete, drama. Gjithashtu, nëse keni materiale që ju nevojiten ose nëse keni materiale që keni dëshirë t’i ndani me të tjerët, mos ngurroni të na kontaktoni. Jemi mirënjohës që kemi mundësinë që t’iu kemi përkrah në punën që bëni me fëmijët.

8 Mars, 2023

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Postime të ngjashme

Pashka

Pashka

Zbulimi i Biblës

Zbulimi i Biblës

Lëvdimi të kumbojë!

Lëvdimi të kumbojë!

Mirë se vjen në Platformën Fëmijët kudo ecin me Jezusin

Mirë se vjen në Platformën Fëmijët kudo ecin me Jezusin

Do të na pëlqente të dëgjonim nga ju! Ndoshta mund të keni ndonjë pyetje, ose ndonjë ide, ose mund të keni dëshirë të përfshiheni në atë që ne bëjmë. Mund të na dërgoni e-mail në: [email protected].

>