Dita e Fëmijëve është një datë e veçantë që festohet çdo vit në nder të fëmijëve. 1 Qershori, me fëmijët në fokus, është  një mundësi e mirë për të menduar më shumë për fëmijët.

Gjatë ditës së fëmijëvë, e në ditët në vazhdim, duam t’ju ftojmë të na bashkoheni:

1. Të eksplorojmë mënyrën si Zoti i shikon fëmijët, nëpërmjet pasazheve biblike

Pasi të shikoni pasazhet e mësipërme, merrni pak kohë dhe mendoni për pyetjet:

  • Si është përceptimi dhe vlerësimi yt kundrejt fëmijëve në krahasim me përceptimin dhe vlerësimin e Perëndisë për fëmijët?
  • Si mund ta aplikosh këtë që mësove nëpërmjet këtyre pasazheve në lidhjen tënde me fëmijët?

2. Të vendosim fëmijët në qendër të ditës tonë, ashtu si Jezusi
bëri tek Marku 9:33-37 & Mate
u 18:1-5

Merrni pak kohë vetëm, ose në grup për të menduar mbi pyetjet e mëposhtme:

  • Nëse do merrje një fëmijë dhe të vendosje në mes të aktiviteteve dhe planeve të ditës tënde, çfarë do ndryshoje nga mënyra si i bën gjërat?
  • Çfarë do doje të ndryshoje në veprimet e tua dhe në strukturën e shërbesës dhe organizatës tënde?

3. Të lutemi për fëmijët

Lutja është arma jonë më e fuqishme. Më poshtë do gjeni disa kërkesa lujteje për t’u lutur për dhe me fëmijët.

Të lutemi për:

  • Shpëtimin e atyre që janë të pashpëtuar
  • Fëmijët e pallatit/lagjes tënde që nuk kanë dëgjuar akoma për ungjillin
  • Fëmijët që do dëgjojnë ungjillin nëpër kampe të krishtera këtë verë
  • Rritjen në besim të fëmijëve që janë të shpëtuar dhe të kuptojnë e dëgjojnë thirrjen e Zotit për jetën e tyre

31 Maj, 2021

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Postime të ngjashme

Prezantimi në rajone

Prezantimi në rajone

Dita e fëmijëve

Dita e fëmijëve

Do të na pëlqente të dëgjonim nga ju! Ndoshta mund të keni ndonjë pyetje, ose ndonjë ide, ose mund të keni dëshirë të përfshiheni në atë që ne bëjmë. Mund të na dërgoni e-mail në: [email protected].

>