Prezantimi i Fëmijët Kudo në Korçë dhe Lushnjë

“Atëherë Jezusi u tha atyre: ''Ai që e pranon këtë fëmijë të vogël në emrin tim, më pranon mua; dhe ai që më pranon mua, pranon atë që më dërgoi mua, sepse ai që është më i vogli nga ju të gjithë, ai do të jetë i madh'.” Luke 9:48

Fëmijët Kudo ka nisur takimet e para mes drejtuesve të shërbesave të fëmijëve, me qëllim krijimin rrjetëzimeve rajonale për të ndarë eksperiencat dhe sfidat sëbashku.

Fëmijët kudo u prezantua jo thjesht dhe vetëm si një platformë e cila funksionon si mbështetës dhe lehtësues për materiale, kurrikula, trajnime, kurse për shërbesën e fëmijëve. Por edhe si lëvizje brenda së cilës kishat bashkëpunojnë dhe inkurajojnë njëra- tjetrën në shërbesën e tyre për fëmijët. Ne duam të shohim Kishën shqiptare të ecë e unifikuar përkrah fëmijëve në ecjen e tyre me Zotin.

Deri më tani janë zhvilluar dy takime rajonale, një në qytetin e Korçës dhe tjetri në qytetin e Lushnjës, në të cilat u bë prezantimi i fëmijët Kudo por edhe u diskutua nevoja e materialeve në gjuhën shqipe.

Vizioni i Fëmijët kudo është që fëmijët Kudo të ecin me Jezusin dhe të lulëzojnë në mbretërinë e Perëndisë, ky vizion do jetë më i qartë dhe i realizueshëm nëse ecim përkrah njëri- tjetrin.

6 Janar, 2022

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Postime të ngjashme

Prezantimi në rajone

Prezantimi në rajone

Dita e fëmijëve

Dita e fëmijëve

Do të na pëlqente të dëgjonim nga ju! Ndoshta mund të keni ndonjë pyetje, ose ndonjë ide, ose mund të keni dëshirë të përfshiheni në atë që ne bëjmë. Mund të na dërgoni e-mail në: [email protected].

>