Fëmijët formohen në dishepuj të Jezusit kur një komunitet i gjerë i pasuesve të Krishtit i do dhe modelon për ta se çfarë do të thotë të ndjekësh Jezusin.

Çfarë është Dishepullizimi?

Fjala dishepull do të thotë nxënës.

"Lërini fëmijët të vijnë tek unë dhe mos u pengoni" Mateu 19:13-15 Jezusi po theksonte se sa shumë i vlerëson fëmijët dhe sa të rëndësishëm janë për të. Zemra e Perëndisë është që të gjithë fëmijët të vijnë tek ai dhe ne jemi mjetet përmes të cilëve Fëmijët takojnë zemrën dhe pranimin e Perëndisë.

Në procesin e bërjes dishepull duhet të mbajmë parasysh që jo vetëm po u mësojmë fëmijëve të njohin Fjalën e Perëndisë por edhe po u mësojmë atyre të jetojnë sipas saj çdo ditë të jetës së tyre.

Dishepullizimi nuk është një program por një proces me secilin fëmijë, duke i ndihmuar fëmijët të përjetojnë Perëndinë, të dashurohen me të dhe ta lejojnë atë të punojë në jetën e tyre ashtu si ata zgjedhin ta modelojnë veten sipas shembullit të Jezusit. Nëse Fëmijët do njohin dashurinë e Perëndisë do duan ta ndjekin dhe nëse e ndjekin do të japin fryt që vjen nga uniteti me Shpëtimtarin tonë.

Si duket një fëmijë Dishepull?

Fara dhe Fryte 

Njësoj si Farat që kanë nevojë për kujdes të vazhdueshëm që të rriten dhe të japin fryte, edhe fëmijët kanë nevojë për drejtim, që të jenë ndjekës të përkushtuar të Jezusit dhe të jenë të frytshëm në ecjen e tyre me Zotin.  Në këtë mënyrë Jeta e fëmijëve do të rezultojë në: 

  • fryte të brendshme: dashuria, gëzimi, paqja, durimi, besimi, mirënjohja, ndershmëria, bujaria.
  • fryte të jashtme: dhembshuria, shërbimi, dashuria për të tjerët, lutja, shpërndarja e ungjillit, bindja, ndihma, respekti, adhurimi.

Nëse Fëmijët do njohin dashurinë e Perëndisë do duan ta ndjekin dhe nëse e ndjekin do të japin fryt që vjen nga uniteti me Shpëtimtarin tonë.

Cili është roli ynë? 

Gjëja më e rëndësishme që ne mund të bëjmë është që ne vetë të jemi dishepuj besnikë sipas zemrës së Perëndisë, duke u dhënë fëmijëve një shembull që duhet ta ndjekin.

Kur jemi partnerë me fëmijë në shërbesë, duhet të kujtojmë se: Ata janë agjentë të Mbretërisë së Zotit, por janë agjentë të pambrojtur dhe kanë nevojë që ne të vijmë përkrah tyre si mentorë, trajnerë dhe nxitës për t'i udhëhequr ata drejt suksesit dhe për të mësuar nga dështimet. Tani le të ëndërrojmë për gjithçka që mund të bëjnë fëmijët.

Më shumë burime për dishepullizimin 

1. Kurse / Trajnime

Kursi Sfida

Një vizion i madh për dishepullizimin

1 për 50 - Të ndihmojmë fëmijët të rriten si dishepuj (Udhëzime & Fletë shënimesh)

2. Këshilla

Dishepullizimi

Inkurajoni Fëmijët të Dishepullizojnë njëri - tjetrin

3. Kurrikula

Një identitet i Ri 1-5

Një identitet i Ri  6-10 

   

22 Nëntor, 2021

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Postime të ngjashme

Dishepullizimi

Dishepullizimi

Kurrikula për parashkollorët

Kurrikula për parashkollorët

Kurrikula ‘BiblaMaks’

Kurrikula ‘BiblaMaks’

Seria e lojërave fantastike

Seria e lojërave fantastike

Do të na pëlqente të dëgjonim nga ju! Ndoshta mund të keni ndonjë pyetje, ose ndonjë ide, ose mund të keni dëshirë të përfshiheni në atë që ne bëjmë. Mund të na dërgoni e-mail në: [email protected].

>