Dita e Fëmijëve është një datë e veçantë që festohet çdo vit në nder të fëmijëve. 1 Qershori, me fëmijët në fokus, është një mundësi e mirë për të menduar më shumë për fëmijët.
Gjatë ditës së fëmijëvë, e në ditët në vazhdim, duam t’ju ftojmë të na bashkoheni:
1. Të eksplorojmë mënyrën si Zoti i shikon fëmijët, nëpërmjet pasazheve biblike
- Nga Psalmet
- Nga Ungjijtë
- Nga Letrat
Pasi të shikoni pasazhet e mësipërme, merrni pak kohë dhe mendoni për pyetjet:
- Si është përceptimi dhe vlerësimi yt kundrejt fëmijëve në krahasim me përceptimin dhe vlerësimin e Perëndisë për fëmijët?
- Si mund ta aplikosh këtë që mësove nëpërmjet këtyre pasazheve në lidhjen tënde me fëmijët?
2. Të vendosim fëmijët në qendër të ditës tonë, ashtu si Jezusi
bëri tek Marku 9:33-37 & Mateu 18:1-5
Merrni pak kohë vetëm, ose në grup për të menduar mbi pyetjet e mëposhtme:
- Nëse do merrje një fëmijë dhe të vendosje në mes të aktiviteteve dhe planeve të ditës tënde, çfarë do ndryshoje nga mënyra si i bën gjërat?
- Çfarë do doje të ndryshoje në veprimet e tua dhe në strukturën e shërbesës dhe organizatës tënde?
3. Të lutemi për fëmijët
Lutja është arma jonë më e fuqishme. Më poshtë do gjeni disa kërkesa lujteje për t’u lutur për dhe me fëmijët.
Të lutemi për:
- Shpëtimin e atyre që janë të pashpëtuar
- Fëmijët e pallatit/lagjes tënde që nuk kanë dëgjuar akoma për ungjillin
- Fëmijët që do dëgjojnë ungjillin nëpër kampe të krishtera këtë verë
- Rritjen në besim të fëmijëve që janë të shpëtuar dhe të kuptojnë e dëgjojnë thirrjen e Zotit për jetën e tyre