Faqja Max7 përmban një larmi burimesh biblike, duke përfshirë kurrikula, video, muzikë dhe materiale trajnuese për t’u përdorur në shërbesën e fëmijëve ose të rinjve, në shërbesën e sportit, etj. Ky partneritet në të gjithë botën shërben lirisht për ungjillëzim, duke ndihmuar fëmijët dhe të rinjtë të jetojnë jetën në MAX, 7 ditë në javë me Jezusin, jeta e përshkruar në Gjonin 10:10.

Me një funksion kërkimi shumëgjuhësh, të lehtë për t’u përdorur, faqja e internetit ju lejon përdoruesve të gjejnë burime në lidhje me një varg biblik ose fjalë kyçe.

Për më tepër, komuniteti Max7 është në gjendje të marrë pjesë dhe të kontribuojë në zhvillimin e burimeve përmes reagimeve dhe ngarkimit të burimeve të reja në faqe.

Ne duam të shumëfishojmë mjete shumë-gjuhësore, të thjeshta për përdoruesit, të cilat sigurojnë qasje në një gamë të gjerë burimesh të hapura, për shërbesën e fëmijëve – nga çdo vend, për çdo vend. Këto materiale janë dhuruar dhe përkthyer nga shumë organizata dhe individë. Ata janë anonimë dhe pa kufizime të së drejtës së autorit. Qëllimi nuk është të ndihmojmë të përparojnë individët, por t’i shërbejmë kishës dhe t’i mundësojmë asaj të arrijë tek fëmijët në mbarë botën.

Vizitoni: https://www.max7.org/


>