Versioni Fëmijët kudo ka ardhur te ju nga Global Children‘s Forum (GCF). Ne jemi një rrjet partneriteti i mbi 100 organizatave, të mëdha dhe të vogla, lokale dhe ndërkombëtare, të cilat janë bërë bashkë për fëmijët dhe ungjillin. Ne i përmbahemi Konventës së Lozanës në çështjet e besimit të krishterë dhe përpiqemi të jetojmë në vlerat e mbretërisë së Perëndisë në gjithçka që bëjmë. Së pari u mblodhëm në vitin 2008 për t’iu përgjigjur nevojave të më shumë se dy miliardë fëmijëve në botë me këto pyetje:

  • Si mund të jemi më efektivë në dërgimin e lajmit të mirë të Jezusit te fëmijët?
  • Çfarë mund të bëjmë së bashku që nuk mund ta bëjmë vetëm?

Qëllimi ynë final është që çdo fëmijë të ketë mundësinë që të takojë Jezusin dhe të inkurajohet e të pajiset për ta ndjekur atë çdo ditë.

Me dy të tretat e fëmijëve të botës që nuk janë prekur ende nga përpjekjet tona, diçka duhet të ndryshojë-shpejt. Si rezultat, ne sfidojmë njëri-tjetrin të mendojmë në mënyrë biblike mbi shërbesën me fëmijët dhe të kuptojmë të menduarit misionar në të gjithë botën. E ndërsa e ndërthurim këtë me një mjedis të menduari kreativ dhe përtëritës, mënyra të reja të mrekullueshme të të shërbyerit me fëmijët, drejtuesit, kishat dhe familjet shfaqen dhe shpërndahen.

Teknologjia i lejon njerëzit kudo në botë që së bashku të punojnë vazhdimisht në projekte dhe të zbulojnë ide të reja. Afërsisht çdo dy vjet ne mblidhemi bashkë në një takim më të gjerë. Ndërmjet këtyre periudhave, grupe të vogla mblidhen sipas nevojave që dalin. Ne përpiqemi të mblidhemi në vende të ndryshme rreth botës në mënyrë që t’u japim mundësinë shumë njerëzve të marrin pjesë.

E gjithë kjo bëhet nga një partneritet global që ka një zemër shërbyese. Dëshira jonë është që të shohim mjete efektive dhe të menduar përtëritës të disponueshëm në çdo kohë për gjithë trupin e Krishtit. Në faqen e FBF ju do të zbuloni shumë burime dhe modele shërbesash që janë pa pagesë apo kufizime të së drejtës së autorit, ndihuni të lirë për t’i përkthyer, përdorur, përmirësuar, shtuar informacion në to dhe për t’ua shpërndarë të tjerëve.

Megjithatë, këto takime nuk janë e vetmja mënyrë për të qënë pjesmarrës. Ju mund të rregjistroheni për të ndjekur aktivitetet e Fëmijëve Kudo nëpërmjet e-mail (Artikuj dhe lajme dërgohen cdo muaj) dhe Facebook (ChildrenEverywhere). Ne gjithashtu do t’ju inkurajonim të mbidheni bashkë me punonjës të tjerë të fëmijëve apo shërbesave në komunitetin tuaj për të zbuluar mënyra bashkëpunimi për hir të fëmijëve.

Ne e dimë që ne nuk jemi e vetmja përgjigje në sfidën botërore të ungjillizimit dhe dishepullizimit të fëmijëve. Ne e shohim veten si majaja që e bën brumin të vijë. Edhe pse pak, ne përpiqemi të shërbejmë në atë mënyrë që çdo kishë dhe organizatë të mund të përfitojë nga përpjekjet tona.


>