Alo! Mik është një organizatë e krishterë e cila funksionon në Shqipëri që nga viti 2003, duke realizuar projekte të ndryshme për të siguruar mirëqënie tërësore të fëmijëve, veçanërisht të më të prekurve.

Vizioni ynë është të shohim fëmijët të lulëzojnë dhe të jenë agjent ndryshimesh në komunitetin e tyre.  Misioni ynë është t’u ofrojmë fëmijëve kujdesin jetë ndryshuese, duke sjellë sëbashku njerëzit në një udhëtim nga thyerrje në plotësi.

Sot, ndërhyrjet e Alo Mik janë të ndara në 3 sektorë kryesorë:

  1. Eden Park – Kompleksi për Kamp dhe Konferencë i cili ofron (1) një vend për kishat dhe aktorët ungjillorë për të zbatuar aktivitetet e tyre. (2) aktivitete për të arritur fëmijët me ungjillin dhe (3) një vend i sigurt për njerëzit që kanë nevojë për mbështetje psikosociale;
  2. Oaz – Qendër Komunitare që ofron shërbime të integruara për fëmijë dhe familje, në koordinim me aktorët lokalëFuqizimi i aktorëve lokalë për të transformuar jetën e fëmijëve: përmes trainimit, rrjetëzimit dhe shkëmbimit të burimeve;
  3. Impact – Fuqizimi i Kishës i cili synon të lidhë, pajisë dhe mobilizojë kishat dhe aktorët ungjillorë për të transformuar jetën e fëmijëve në nivele të ndryshme.

Alo! Mik po operon në partneritet me Grain of Wheat dhe është pjesë e VUSH dhe AEP.
Prej disa vitesh, Alo! Mik është në partneritet me Forumin Botëror të Fëmijëve.

https://alomik.org / Alo Mik Page | Facebook


>