‘Fëmijë në Fokus’ sjell rrjetëzime organizatash ungjillore, aktive që kanë si qëllim arritjen e një impakti më të fortë dhe më cilësor të shërbesave të fëmijëve në vendet shqipfolëse.

Vizioni ynë është të shërbejmë dhe punojmë sëbashku për mirëqënien fizike, emocionale, mendore dhe shpirtërore të fëmijëve.

Hapat e para të Fëmijë në Fokus filluan në vitin 2015.  Me përkushtimin dhe ndihmën e tre themeluesve Erion Prendi, Rachel Wilson dhe Sylvain Vergnon u mundësua organizimi për dy konferencat  e zhvilluara në Shqipëri, njëra në vitin 2015 dhe tjetra në 2017.

Programi dhe workshopet e realizuara gjatë konferencave kanë sjellë inkurajim, frymëzim të pjesëmarrësve, njohjen me kurrikula dhe materiale të krishtera për të arritur të rinjtë/fëmijët/familjet dhe ka krijuar mundësi dhe risi për të krijuar një rrjetëzim më të gjere midis kishave, organizatave të krishtera dhe shërbesave.

Së shpejti Fëmijë në Fokus do të realizojë Konferencën me titull: Me Jezusin…ti del e tepron. Të ftuar Pastor Bill Wilson, Themeluesi & Pastori i Metro World Child dhe Reverend. Dr Mark Griffiths i cili është pjesë e institutit St Padarn, degë e Kishës në Uells.

2 Tetor, 2019

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Postime të ngjashme

Pashka

Pashka

Zbulimi i Biblës

Zbulimi i Biblës

Lëvdimi të kumbojë!

Lëvdimi të kumbojë!

Mirë se vjen në Platformën Fëmijët kudo ecin me Jezusin

Mirë se vjen në Platformën Fëmijët kudo ecin me Jezusin

Do të na pëlqente të dëgjonim nga ju! Ndoshta mund të keni ndonjë pyetje, ose ndonjë ide, ose mund të keni dëshirë të përfshiheni në atë që ne bëjmë. Mund të na dërgoni e-mail në: [email protected].

>